Detaje të pozicionit
Përshkrimi
Shoqeria “ED KONSTRUKSION SHPK” sh.p.k nje nga Kompanite lider ne fushen e ndertimit kerkon:
Inxhinier Zbatimi
Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë & shendetit në punë.
Detyrat
•Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
•Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
•Kontrollin e cilësisë dhe cështjet e sigurise në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve nëfuqi.
•Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
•Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menexhimit të cilësisë të kompanisë.
•Marjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta
•Përgatitjen e “snagging list” ose te punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjese e procesit të kolaudimit
•Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipermarrjes
•Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes
•Organizimin dhe Kordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) per punime në kantier
•Kordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre nderthuret ne faza të caktuara.
•Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëore.
•Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.
Kualifikimet
a. Edukimi:
Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
b. Kualifikime të tjera:
-Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
-Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
-Aftësi për të prezantuar neë mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkelqyer me gojë dhe me shkrim ,prëgatitje raportesh etj.
-Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
-Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS- PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
c. Aftësi të tjera:
-Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
Shënime
Shënime
Te interesuarit mund te dergojne email me cv e tyre ne: burimenjerezore@ed-konstruksion.com