Detaje të pozicionit
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier ndërtimi
Tipi i punës:
Kohe e plotë
Përshkrimi
Shoqeria “ED KONSTRUKSION SHPK” sh.p.k nje nga Kompanite lider ne fushen e ndertimit kerkon: Inxhinier Zbatimi
Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë & shendetit në punë.
Detyrat
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
- Kontrollin e cilësisë dhe cështjet e sigurise në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve nëfuqi.
- Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
- Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menexhimit të cilësisë të kompanisë.
- Marjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta
- Përgatitjen e “snagging list” ose te punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjese e procesit të kolaudimit
- Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipermarrjes
- Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes
- Organizimin dhe Kordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) per punime në kantier
- Kordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre nderthuret ne faza të caktuara.
- Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëore.
- Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.
Kualifikimet
Edukimi:
- Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.
Kualifikime te tjera:
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
- Aftësi për të prezantuar neë mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkelqyer me gojë dhe me shkrim ,prëgatitje raportesh etj.
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS- PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
Aftësi të tjera:
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
Shënime
Te interesuarit mund te dergojne email me cv e tyre ne: burimenjerezore@ed-konstruksion.com