Kalo te përmbajtja
ED Konstruksion
Makineri ndërtimi rrugor në punë

Shërbimet Tona

Kompania merret me ndërtime civile dhe industriale, rikonstruksione, mirëmbajtje, infrastrukturë rrugore, ujësjellësa dhe kanalizime, nga ndërtimi “çelësa në dorë” deri te menaxhimi i projekteve.

Godina e banimit e ndërtuar nga ED Konstruksion në Sarandë
01

Ndërtime Rezidenciale

ED Konstruksion është e specializuar në ndërtime komplekse civile dhe industriale: rezidenca banimi, qendra tregtare, ambiente shërbimi dhe ujësjellësa. Kompania realizon projekte nga ndërtimi “çelësa në dorë” deri te menaxhimi i tyre.

  • Objekte shumëkatëshe rezidenciale
  • Komplekse vilash dhe banimi
  • Qendra tregtare dhe ambiente shërbimi
  • Ndërtime civile dhe industriale
  • Ndërtim “çelësa në dorë”

Projekte të lidhura: Godina e Banimit në Sarandë, Vila Vishaj

Liceu Artistik “Jordan Misja” pas rikonstruksionit
02

Rikonstruksione

Kompania ofron shërbime cilësore rikonstruksioni për objekte arsimore, shëndetësore, universitare dhe private, duke rikthyer funksionalitetin dhe duke përmirësuar standardet teknike të çdo ndërtese.

  • Suvatime të brendshme dhe të jashtme
  • Lyerje dhe trajtim fasadash
  • Zëvendësim dyersh dhe dritaresh
  • Punime shtresash dhe çatie
  • Rikonstruksion sistemesh ngrohjeje

Projekte të lidhura: Liceu Jordan Misja, Qendra e Konsultave QSUT, Universiteti Ismail Qemali

Makineri për shtrimin dhe ngjeshjen e asfaltit në rrugë
03

Infrastrukturë Rrugore

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve janë pjesë e veprimtarisë së kompanisë që prej themelimit. ED Konstruksion ka realizuar rikonceptime urbane, rehabilitime rrugore dhe rrjete nëntokësore për bashki dhe komuna në disa qytete të Shqipërisë.

  • Ndërtim dhe rehabilitim rrugësh
  • Sheshe, trotuare dhe shtrime me gurë
  • Ujësjellësa dhe kanalizime
  • Ndriçim dhe sinjalistikë rrugore
  • Sistemim i hapësirave publike

Projekte të lidhura: Rruga e Flamurit, Unaza e Pogonit, Ujësjellësi Rruga Naim Frashëri

Ambient i brendshëm i rinovuar në Qendrën e Konsultave, QSUT
04

Mirëmbajtje Ndërtimore

ED Konstruksion ofron shërbime të ndryshme mirëmbajtjeje për objekte publike dhe private, përfshirë mirëmbajtjen e objekteve ndërtimore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

  • Sisteme ndriçimi
  • Sisteme furnizimi me energji
  • Suvatime dhe lyerje
  • Mirëmbajtje e sistemeve të furnizimit dhe shpërndarjes së ujit

Projekte të lidhura: Qendra e Konsultave QSUT

Salla e konferencave me ndriçim dhe sisteme të reja teknike
05

Punime Hidraulike dhe Elektrike

Instalimet elektrike dhe hidraulike realizohen në përputhje me Kushtet Teknike të Projektimit (KTP) dhe Kushtet Teknike të Zbatimit (KTZ), si pjesë e ndërtimeve të reja dhe e rikonstruksioneve.

  • Instalime elektrike dhe interneti
  • Instalime hidraulike dhe kanalizime
  • Ngrohje qendrore dhe kondicionim VRV
  • Sisteme mbrojtjeje kundër zjarrit dhe hidrante
  • Kabina elektrike dhe linja të tensionit të ulët e të mesëm

Projekte të lidhura: Qendra Rinore Korçë, Salla e Konferencave UIQ

Pamje ajrore e një kantieri ndërtimi në zhvillim
06

Menaxhim Projektesh

Me anë të specialistëve dhe inxhinierëve të saj, ED Konstruksion ofron shërbim cilësor për menaxhimin e projekteve të ndryshme — duke garantuar cilësinë dhe respektimin e afateve të përcaktuara nga kontraktorët.

  • Ndërtime të reja dhe rikonstruksione
  • Infrastrukturë rrugore
  • Ujësjellësa dhe kanalizime
  • Kabina elektrike
  • Linja të tensionit të ulët dhe të mesëm

Projekte të lidhura: Shkolla Kosova, Unaza e Pogonit

Pamje ajrore e një rrethrrotullimi dhe rrugëve urbane

Keni një Projekt në Mendje?

Na tregoni për projektin tuaj, ndërtim i ri, rikonstruksion apo mirëmbajtje. Ekipi ynë do t’ju kontaktojë për të diskutuar kërkesat dhe për t’ju përgatitur një ofertë.

Kërko Ofertë

Kontakt

Nga ideja te realizimi, jemi në dispozicion për çdo pyetje. Na telefononi në +355 67 603 8150 ose na shkruani në [email protected].

Na Kontaktoni