+355 4 24 20 138 info@ed-konstruksion.com

Ofertat / Pallate

Godinë banimi dhe shërbimi në Sarandë

Godinë banimi dhe shërbimi në Sarandë

Të Dhënat mbi Apartamentet:
Apartament 1+1
Sarandë, 50m larg bregdetit
Me Hipotekë
Sipërfaqe: 54 m2
Çmimi:Duke filluar nga 650 €/m2

Shiko pdf – Jonian Blu, Fletpalosje
Shiko pdf – Jonian Blu, Fletpalosje

Saranda ndodhet në ekstremin jugor, rreth 300 km larg Tiranës, krye- qytetit të Shqipërisë.
Transporti detar i Sarandës e lidh qytetin me qytetet greke të Korfuzit dhe Igumenicës.
Është projektuar ndërtimi i aeroportit të qytetit në fshatin Vrion, 1 km larg tij.
Saranda kufizohet me detin Jon dhe qyteti është ndërtuar në shpatin e kodrës, duke i dhënë Kompleksit tonë pamjen nga deti.
Saranda është vend me klimë të ngrohtë dhe plazhi frekuentohet që nga fundi i majit e deri nga fundi i shtatorit.
Qyteti i Sarandes duke u ndodhur përballë ishullit të Korfuzit, është zhvilluar shumë shpejt në një qytet turistik.
Ajo ndodhet pranë vendit më të famshëm arkeologjik dhe rezervën natyrore të Butrintit.
Nga fshati Ksamil mund të arrini një numer plazhesh private në ishuj të vegjël ranorë që arrihen vetëm me anije.
Pranë qytetit të Sarandës ndodhen edhe qytetet e Vlorës dhe plazhet e saj dhe Gjirokastra me rrugët dhe shtëpitë e saj prej guri.
Saranda është një nga qytetet turistike ku turizmi nuk e ka arritur akoma kulmin e zhvillimit, të cilën e bën një vend ideal, si për të jetuar ose edhe për pushime. Një investim inteligjent dhe me të ardhme të bukur.
Vetem 50 metra larg bregdetit, apartamentet që ne ofrojmë përbëjnë investimin perfekt per ju, familjen tuaj ose njerëzit tuaj të afërt, me një çmim të arsyeshëm dhe një cilësi e komfort të një standarti të lartë.